Haradinaj për pushime në Zvicër, por kështu e ‘thumbon’ Kadri Veseli (Foto)

Sot u mor vesh se kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar për pushime me familje në Zvicër. Në Alpet zvicerane, Haradinaj sigurisht edhe do të bëjë ski, sport që e zotëron shumë mirë, meqë edhe më herët ka treguar aftësi për ski.

Mirëpo, një udhëheqës tjetër i shtetit ka preferuar që pushimet dimërore t’i bëjë në vendlindje, në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është parë maleve dhe bjeshkëve të Kosovës.

Mirëpo, Veseli duket se tërthorazi e ka thumbuar Haradinajn për pushimet në Zvicër.

“Nuk ka pushime dimërore më të mira se në malet dhe bjeshkët e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Veseli dhe Haradinaj janë parë të afërt këto 100 ditët e para të qeverisjes në koalicionin e madh PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, shkruan lajmi.net.

Ferkime, të paktën publikisht, ndërmjet tyre nuk janë parë deri më tash.

Sido që të jetë, pas pushimeve dimërore, Veselin dhe Haradinajt e pret “dimër i nxehtë” politik në shumë aspekte… Gjykata Speciale, Demarkacioni, Ushtria, janë vetëm disa nga temat madhore që do t’ju dalin pashmangshëm përpara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme