Imri Ahmeti ndryshe në Lipjan ndryshe në Amerikë

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 14:43

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qendron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Mbarëkombëtarë të Diasporës Shqiptare. Ai me këtë rast po komunikon me përfaqësues të ndryshëm të bizneseve ( rrjetëzimin e bizneseve), me qëllim të investimeve në Lipjan
Në ditën e dytë të punimeve të këtij forumi Kryetari Imri Ahmeti, para të pranishmëve ka prezantuar mundësitë të cilat i ofron Komuna e Lipjanit për zhvillimin e biznesit me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja në Lipjan. Në të njejtën kohë ai i ka njoftuar të pranishmit për mundësitë e të bërit biznes dhe lehtësirat që ka krijuar komuna me qëllim të krijimit të kushteve për investitorë, e që përmes këtyre investimeve do të gjeneroheshin vende të reja të punës, njofoton Komuan e Lipjanit.


Kryetari Ahmeti, gjatë fjalimit në punimet e këtij forumi ka theksuar se Lipjani mirëpret investitorët duke hequr ç’do lloj takse komunale ndaj të gjitha bizneseve, të vogla apo të mëdha, dëshmia më e mirë e mirëpritjes së investitorëve në Lipjan është që Komuna e Lipjanit muaj më parë i ka dhënë pronë komunale Mabetex Grup, me synim të zbutjes së papunësisë dhe nga ky model Komuna e Lipjanit dëshmon gadishmërinë për zhvillimin e ekonomisë në dobi të krijimit të vendeve të reja të punës.
Gjatë qëndrimit në New York, Kryetari Ahmeti po zhvillon takime me përsonalitete të rëndsishme të jetës politike dhe përfaqësues të bizneseve nga i gjithë Globi


Në punimet e Forumit Ekonomik Mbarëkombëtarë të Diasporës Shqiptare, po marrin pjesë edhe përsonalitete të larta të politikës dhe bizensit përfshirë, Bujar Nishani presidenti i Shqiprisë, Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministër, kryetarë nga Komunat e Kosovës dhe një numer i madh i përfaqësuesve nga bizneset./Lipjaninews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme