Ymeri: Argati i Veselit, Kalludra po përndjek aktivistët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar pas vazhdimit të paraburgimit ndaj deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi.

“Gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” vazhdoi padrejtësinë ndaj Albinit dhe Donikës. Vegla e Kadri Veselit, Beqir Kalludra, vazhdoi edhe 30 ditë paraburgimin për deputetët tanë. Ky gjyqtar i kapur e pa kredibilitet është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka thënë ai, përcjellë Klan Kosova.

“Kurse, përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e Fatonit, duhet të marrë fund. Sikurse Adea, Atdheu, Egzoni e Frashëri duhet të lirohen”, ka shtuar ai.
“Liri për deputetët, për Albinin, Donikën, Albulenën e Fatonin. Liri për aktivistët, për Frashërin, Atdheun, Egzonin e Adean. Drejtësi për Astritin”, ka shkruar ai në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme