Ministrja serbe: Ne ofruam dokumentacion për Gjykatën Speciale, ja kur nisin aktakuzat e para

Ministrja e drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic tha të martën se beson se, aktakuza e parë nga Gjykata Speciale do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha gjatë një vizite në Komisionin për Persona të Zhdukur se Serbia ka ofruar një dokumentacion të madh për Gjykatën Speciale dhe se askush nuk do të jetë në gjendje të thotë se Serbia nuk ka ofruar atë që është e nevojshme dhe se nuk ka prova për gjykime të tilla.

Sipas saj, Zyra e Prokurorit për Krime Lufte nisur punën e saj, mirë po problemi është se autoritetet gjyqësore serbe nuk janë në dispozicion për tu kyçur drejtë për drejte.

Prokuroria do të vazhdojë të punojë në këto raste, tha Kuboroviç.

Ajo në fjalimin e saj pretendon se viktimat serbe nuk morën drejtësi para Tribunalit të Hagës, duke e vlerësuar se ishte selektiv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme