Kërkohet dënimi për këtë ish-kryetar të kësaj komune

Ka përfunduar gjykimi ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për konflikt të interesit.

Në këtë rast, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan është dhënë fjala përfundimtare.

Prokurori Agron Uka, në fjalën e tij përfundimtare, ka deklaruar se mbetet pranë aktit akuzues, duke konsideruar se provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë shqyrtimeve gjyqësore vërtetojnë ekzistimin e veprës penale.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues, që i akuzuari Spasiq, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Spasiq, avokati Abdylaziz Sadiku, ka deklaruar se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer veprat penale, me të cilat ngarkohej, duke kërkuar nga gjykata që i mbrojturi i tij, të lirohet nga akuza.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Aziz Shaqiri, ka konstatuar se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 29 dhjetor 2017, në orën 08:30.

Ky gjykim zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur më 02 dhjetor 2015, ku ish-kryetari i Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për konflikt interesi.

Sipas aktakuzës, më 06 janar 2014, i pandehuri me dashje ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka përfillur procedurat e përcaktuara me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, duke emëruar Hasan Rushitin si zëvendëskryetar, duke marr katër muaj pagë për këtë funksion, çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit komunal në vlerë prej 3200 euro.

Gjithashtu, ai akuzohet se më 10 shkurt 2014 duke keqpërdorur pozitën ka bërë  ndërprerjen e marrëdhënies së punës punëtorëve të arsimit në shkollën fillore “Marko Rajkoviq”, në shkollën e mesme teknike në fshatin Verbovc, si dhe dy punëtorë ndihmës në shkollën fillore “Sveti Sava”, në Kllokot, me ç’rast ka krijuar suficit për buxhetin e komunës 36,000.00 euro dhe duke u shkaktuar dëm disa personave.

Aktakuza përfshin edhe veprën penale “konflikt interesi” nga neni 424 të KPRK, ku i akuzuari ka keqpërdor pozitën zyrtare në atë mënyrë që edhe pas paralajmërimit nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) si person i autorizuar në PTU “Aqua Sana” nuk ka ndërmarr veprime për t’iu shmangur konfliktit të interesit.

Sreçko Spasiq, akuzohet gjithashtu për keqpërdorimin e 31,000.00 eurove në dëm të buxhetit komunal te Kllokotit, me rastin e blerjes së kamionit për pastrimin e borës, i cili ishte blerë 29.000, ndërsa për blerjen e këtij mjeti nga buxheti komunal është participuar me 20,000.00 euro dhe 40.000 nga IOM që rezulton të jenë keqpërdorur mjetet ne vlerë 31.000 euro./betimiperdrejtesi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme