Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se 2017 ishte vit i kthesave politike, por jo edhe atyre ekonomike. Si ndër sukseset kryesore përmendi masat e reja fiskale që do hynë në funksion nga një janari dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit nga kompania amerikane në vlerë 1.3 miliardë euro.
Shahini, tha se liberalizimi i vizave nuk ndodhi dhe si rezultat i saj kosovarët u detyruan të marrin mbi 8 mijë e 500 viza pune iu lëshuan nga ambasadat e ndryshme. Për këto viza afariste, turistike, sportive e familjare u shpenzuan mbi 20 milionë euro.
Sipas kreut të AKB-së, zgjedhjet qendrore dhe lokale patën efekte negative në ekonomi, ku vetëm tre muajt e fundit qeveria vendosi të merret me procese ekonomike dhe heq të gjitha taksat për teknologji dhe lëndë të parë nga 1 janari 2018.
Ministria e Financave, morri edhe një vendim që të filloj procedurat për bartjen e TVSH-së nga kufiri në mbrendësi.
“Marrëveshja për demarkacionin Kosovë – Mali i zi solli trubulenca të mëdha në mes qeverisë, kuvendit e ndërkombëtarëve”, tha Agim Shahini për EO.
Ai shtoi se po ashtu Ushtria e Kosovës nuk u themelua e as Asociacioni i Komunave Serbe, që për AKB-në janë të lidhura në mënyrë tërthorazi.
Integrimi dhe njohjet e Kosovës sipas kryetarit të AKB-së kanë stagnuar në vitin 2017.
“Marrëveshja Stabilizim Asocimit, nuk arriti të rritë eksportin në Bashkimin Evropian”, tha Agim Shahini.
Sipas tij riaktivizimi i Bordi të Pavarur për shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave, nuk u riaktivizua. Po ashtu punësimi ishte dukshëm më i vogël sesa ai i pritjes dhe premtimeve, ku mesatarisht 12 mijë për çdo vit sipas statistikave tëë AKB-së. Ai tregoi se informaliteti mbeti rreth 35 për qind.
Shahini shtoi se prodhimi vendor nuk arriti ta zëvendësojë importin i cili u rrit edhe në vitin 2017. Deficitet tregtare mbeten të larta në raport 88 % – 12% të eksportit.
Për ndërtimin e termocentralit nga kompania amerikane në vlerë 1.3 miliardë euro u nënshkrua marrëveshja. Sektori më profitabil në Kosovë ishte ai financiar i patundshmërisë dhe ai i ndërtimit.