Biografia e Hashim Thaçit, debate në Kosovë për librin e gazetarëve britanik

Në kohën kur polemikat mbi Gjykatën Speciale në Kosovë janë në kulmin e tyre, një libër që ngre lart figurën e Hashim Thaçit është në prag botimi dhe ka shkaktuar debate të shumta.

Akuzat e lëshuara detyruan presidencën kosovare që të mohojë sponsorizimin e biografisë ku pretendohet se merita për bindjen e faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë i takon pikërisht Thaçit.

Libri mban titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” dhe është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë.

Libri me 320 faqe botohet nga “Biteback Publishing” dhe pritet të dalë në shitje në 16 janar. Presidenti, i rrezikuar edhe vetë, sipas analistëve vendas, nga aktpaditë e Gjykatës Speciale, deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kësaj lëvizjeje, të cilën e cilëson një padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

Ai vetë e pranoi formimin e saj përpara dy vitesh e gjysmë, por tani thotë se kjo ka ardhur si pasojë e detyrimit të bashkësisë ndërkombëtare për marrjen e masave drastike ndaj vendit. /topchannel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme