Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune me zëvendësministrat e Qeverisë. Në takim kryeministri Haradinaj ka kërkuar që secili nga zëvendësministrat të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë të emëruar.
Haradinaj me këtë rast ka kërkuar njëkohësisht nga zëvendësministrat që me 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre.
Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe transparente dhe ajo përmes raportit të pranuar të secilit zëvendësministër do ta njoftojë publikun detajisht për performancen e tyre.
Duhet përkujtuar që numri i zv/ministrave në Qeverinë Haradinaj bëri një bujë të madhe, duke marrë kritika të vazhdueshme në 100 ditshin e tij.