Shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë votuar kundër amendamentit për pagesën e mësuesve të fëmëve me nevoja të veçanta.
Vetëm 42 deputetë kishin votuar pro amendamenti që do ta obligonte qeverinë e Kosovës të paguajë asistentët ose mësuesit plotësues për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat publike. Por të premten ky amendament kishte dështuar, për shkak se i mungojë vetëm një votë, shkruan Insajderi.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi -Dragusha për Telegrafin tha se ka respektuar qëndrimin e Grupit parlamentar të partisë së saj.
“Qëndrimi i grupit parlamentar që disa amendamente të cilat nuk kanë pas mbështetje nga Komisioni për Buxhet dhe Financa të mos votohen sepse bëhet një disbalanc i buxhetit. Përndryshe amendamenti ka qenë shumë i qëlluar”, tregoi Thaçi-Dragusha
Insajderi ka raportuar dje për listën e deputetëve të cilët kanë votuar pro dhe kundër saj.