Analisti Enver Robelli në një shkrim autorial në Dialogplus, ka kritikuar ashpër nënkryetarin e komunës së Prishtinës, z.Selim Pacolli. Ky i fundit dje kishte potencuar që do të rrënoheshin fakultetet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, për t’u ndërtuar një qendër islamike.
Robelli ka thënë që populli kërkon njerëz sa më të paditur e sa më budallenj, në mënyrë që të votohet prej tyre. Asocimi që bën ai mes ‘fesë’ dhe ‘paditurisë’, ‘territ’ e ‘verbërisë’, dhe përpjekja që nga një pikëpamje e tillë të veprojë edhe komuna e shteti – bie në kundërshtim me laicitetin e Republikës sonë, e cila duhet jo thjesht të mos përzihet në punët e fesë, por edhe t’iu garantojë hapësirat e nevojshme dhe të mos i paragjykojë ato.
Ai ka shtuar më tej, se në kohën e socializmit shtetëror nëse një politikan do të kërkonte prishjen e universitetit, regjimi diktatorial apo autokratik do ta internonte – raporton Periskopi.
Lexo shkrimin e plotë: http://dialogplus.ch/marrezi-falas-per-nje-popull-te-varfer-128823