Vuçiq paralajmëron lajmin më të rëndësishëm për Kosovën në pranverën e ardhshme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e interesuar që ta zgjidhë çështjen e Kosovës, dhe ka paralajmëruar se në pranverë do të ketë veprime më serioze në këtë drejtim.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me debatin e brendshëm në Serbi, lidhur me Kosovën, ka thënë se në pranverë pret që të fillohet një debat më serioz.

Ai ka thënë se çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe ta kuptojnë të vërtetën.

Siç ka theksuar ai, kjo tregon kapacitetin demokratik të shoqërisë serbe për të folur dhe për të zgjidhur problemet, të cilat sipas tij, aktualisht duken larg deri te zgjidhja, përcjell gazetametro.net.

“Shpresoj dhe besoj që në të ardhmen do të kemi sukses në racionalizimin e kërkesave tona dhe politikave tona dhe ruajtjen e asaj që i përket njerëzve tanë. Besoj se do të fillojmë të futim rrugën tonë në këtë lloj procesi serioz”, përfundoi Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme