Haradinaj: Nuk kam shkuar të bagerat në Shipitullë, pasi që kurrë nuk prej shirita

Kishin mbetur edhe pak ditë që Kosova po rrezikonte të futej në një krizë energjetike, për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë.

Mirëpo, një gjë e tillë u parandalua pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj arriti ujdi me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë të Obiliqit. Haradinaj korrigjoi procesin e shpronësimit, andaj shtëpitë e banorëve atje tani do të paguhen 350 euro për metër katror si dhe do të punësohet një anëtar nga secila familje.

Kryeministri Haradinaj në një intervistë për lajmi.net, tha se ndërhyrjen në këtë proces nuk e sheh të jashtëligjshme, por zgjidhje të një problematike të madhe që ishte vendi.

Ai tha se gjendja në të cilën e ka gjetur prodhimin e energjisë elektrike është kriminale pasi ishin harxhuar të gjitha rezervat e qymyrit.

“E konsideroj kriminale me harxhuar qymyrin, rezervat që me ble rrymë jashtë. Rrymën me ble shumë shtrenjtët për hatër të disa sekserëve, të atyre që fitojnë për importit të rrymës, atëherë kush e paguan atë, kjo duke ia rritur rrymën qytetarëve. Unë e kam bërë të kundërtën, nuk e kam lejuar këtë dhe i kam ndërmarr krejt procedurat në mënyrë të përshpejtuar qasjen,  gjendjen që e kam gjet e kam kry punën me zhvendosje, i kemi shti bagerët me i heq shtëpitë, ndodh mihja, prodhohet rrymë në Kosovëv e lirë, pesë herë me e lirë.  E kam mundësuar që 80 për qind e rrymës me ardh prej Kosovës, mos me ble, se po ta kishim ble do të ishte pesë herë më e shtrenjtët dhe kam mundësuar mos me ju rrit çmimi i rrymës qytetarëve të vendit. Është kriminale për ata që e kanë lënë në atë gjendje”, ka thënë Haradinaj në intervistën për lajmi.net

Në ditën kur ekskavatorët e KEK-ut filluan punën në Shipitullë, kryeministri Haradianj mungojë pasi kishe shkuar me familje në Zvicër.

Në këtë intervistë për lajmi.net, Haradinaj tregon se pse ishte në Zvicër dhe sa qëndroi atje.

“Në Zvicër, më 25 dhjetor, datën e krishtlindjes i kam qu fëmijët atje, jom shku me ta. Një ditë shkuarje ardh. Nuk kam shku të bagerët pasi kurrë nuk prej shirita, kur do që të ndodh një e arritur nuk jam aty, unë punoj më ardh deri te ai sekondë”, ka thënë Haradinaj.

Intervistën e plotë të kryeministrit Haradinaj për lajmi.net do të mund ta ndiqni më 1 janar. /Lajmi.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme