Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se qeveria Haradinaj është një ekzekutiv jo produktiv dhe kaotik.
Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se vendimet kryesore që i ka marrë kjo Qeveri, janë vendime ad – hoc, të paanalizuara mirë dhe shqetësuese.
“Kulminacioni i skandaleve është emërimi i një numri kaq të madh të zëvendësministrave. Sot në takim me kryeministrin, më shumë dukej një protestë e zëvendësministrave. Janë 70 persona badihavxhinj, të cilët deri tash se kanë pasur as përshkrimin bazik të punës. Ata janë aty për pazare politike. Madje, këtë po e pranojnë edhe vet. Njëra prej ministrive i ka 6 zëvendësministra, ku përveç që kanë rritur numrin e njerëzve të punësuar, i kanë rritur edhe pagat. Ky është akti më i turpshëm, sepse në këtë ambient ekonomik që është Kosova t’i dyfishosh pagat, është e pakuptimtë. Ne kemi kërkuar një ligj që t’i nivelizojmë dhe jo ti rrisim pagat”, ka shtuar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se vendimet e kësaj qeverie po merren në mënyrë anarkike, duke u bazuar jo në fakte dhe ligj, por ne teke personale.
“Për të thënë shkurt, kjo është qeveria më anarkike dhe më e paorganziuar. Nuk ka rregull në organizim në mëyrën se si punon ajo. Kryeministri jep një datë, ministri një tjetër, për punët që do të bëhen”, ka thënë Abdixhiku.