Pacolli insiston në qendër fetare islame në kampusin e UP-së, deklarohet edhe Ahmeti (VIDEO)

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, edhe njëherë ka përsëritur idenë që të ndërtohet një objekt fetar brenda kampusit të tanishëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

sipas Pacollit, kjo do të bëhet vetëm atëherë kur të sigurohet hapësira e nevojshme për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pacolli thotë se ende nuk e ka diskutuar me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, por këtë ide e kishte prezantuar gjatë fushatës.

Por cilido qoftë modeli i xhamisë, këtë ide të Pacollit nuk e mbështet kryetari i komunës Shpend Ahmeti.

Ai tha se ky projekt dhe Universiteti i Prishtinës nuk do të transferohen ndërsa xhamia tashmë e ka hapësirën e vet.

Për këtë ide, Universiteti i Prishtinës ende nuk ka kurrfarë qëndrimi.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme