Haradinaj deklarohet kundër Vjosa Osmanit, e quan fajtore!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në TV Dukagjini rreth çështjes së Demarkacionit, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka theksuar së AAK është kundër Demarkacionit, dhe është mirë që sa më shpejt të merret ndonjë vendim për demarkimin e kufirit.

“Unë nuk ju tregoj se si duhet të votojnë deputetët e Aleancës për Demarkacion, por ata janë kundër demarkacionit, është mirë që sa më parë të vendoset për demarkacion, ka tash e dy vite që demarkacioni ka mbetur pezull, sot në Kuvend është raporti i vërtetë, deputetët janë të lirë të vendosin, sepse nuk ka gazlotjsjellës, as vezë e as policë”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj më tej ka deklaruar se është Vjosa Osmani, e cila po e pengon që të mbahet seanca plenare për Demarkacion.

“Vjosa Osmani është fajtore që s’po mbahet seanca plenare, nuk e di se kush po e udhëheq atë” , ka pohuar ai.

Haradinaj kutjoj edhe një herë se Kosova ka mbetur vend i izoluar për shkak të demarkacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme