Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të mbajë qëndrime të njëjta edhe në vitin e ardhshëm karshi temave të mëdha në interes të vendit.
Kështu tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në konferencën e fundit të vitit.
Kur bëhet fjalë për interesin e vendit dhe të ardhmen e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të veprojë njësoj edhe në vitin e ardhshëm, tha Hoti. Ai tha se qëndrimi i LDK-së për votimin e temave të mëdha në Kuvend nuk do të ndryshojë as në vitin e ri.
Hoti shprehu bindjen se kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë, sidomos, sipas tij, për shkak të vendimeve të fundit siç është rritja e pagave.
Këto komente shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i bëri në konferencën e fundit për këtë vit, ku shpalosi buletinin e aktiviteteve të grupit parlamentar të LDK-së, në vitin që po e lëmë pas në Kuvendin e Kosovës.