Fatmir Limaj i drejtohet kryetarit të Gjykatës me ankesë rreth rastit “MTPT”

atmir Limajt i është refuzuar kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues në rastin “MTPT”, ku po akuzohet bashkë me katër persona të tjerë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.

Në seancën e javës së kaluar, mbrojtja e Limajt ka kërkuar që kryetarja e trupit gjykues, e cila është gjyqtare e EULEX-it, Maria Tuma, të përjashtohet nga paneli për shkak se sipas tyre ka qenë pjesë e ekipit të prokurorëve në Gjykatën e Hagës në rastet e UÇK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Tash, trupi gjykues e ka vlerësuar kërkesën të jashtëligjshme për shkak se është parashtruar pasi ka filluar shqyrtimi kryesor, duke rënë ndesh me Kodin e Procedurës Penale, konkretisht nenin 42. Në këtë rast, sipas këtij neni, kërkesa hidhet në tërësi poshtë ose pjesërisht. I njëjti nuk lejon kurrfarë ankese ndaj vendimit.

Megjithatë, ky nen parasheh që vendimi të merret vetëm nga kryetari i gjykatës e jo nga trupi gjykues. Paneli i gjyqtarëve të rastit, sipas kodit, mund të marrë vendim vetëm pasi që të mbahet seanca gjyqësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme