Mbi 12 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit ka arritur që në vitin 2017 të zgjidhë rreth 1200 lëndë më shumë sesa vitin e kaluar, me numër të gjyqtarëve të njëjtë sikurse vitin 2016. Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në prezantimin e punës së Gjykatës për vitin që po shkon tha se institucioni që ai drejton, pavarësisht vështirësive që ka pasur, ka shënuar rritje të efikasitetit.

“Gjatë vitit 2017 kemi kryer rreth 1200 lëndë më shumë se sa në vitin e kaluar, do të thotë vitin 2016. Vitin 2017 po e mbyllim me afro 12 mijë lëndë zgjidhura, apo më saktë, 11 mijë e 833 lëndë. Kjo shifër është rekorde që nga themelimi i kësaj Gjykate në vitin 2013. Ky rezultat ka ardhur falë punës së madh të gjyqtarëve të cilët kanë qenë pothuajse numër të njëjtë si në vitin paraprak, por edhe angazhimit të stafit mbështetës”, deklaroi Shala

Ai theksoi se në të gjitha departamentet, si në atë Krimeve të Rënda, Departamentin për të Mitur, Departamentin e Përgjithshëm, sidomos Divizioni e përgjithshëm dhe atë për kundërvajtje, qind për qind i kanë kryer lëndët.

Derisa, sipas tij, suksesi ka munguar në lëndët në çështjen civil, pasi kanë lëndë shumë të mbetura.

“Lëndë të pakryera, kanë mbetur në këtë Gjykatë 12 mijë e 606 lëndë. Gjersa kemi filluar vitin 2017 me 11 266 lëndë, gjersa, në vitin 2017 kemi pranuar edhe 13 mijë 173 lëndë, shifra më e madhe që nga themelimi i Gjykatës. Në total i bie që kemi pasur në punë 24 mijë e 439 lëndë. Mirëpo, si rezultat i rritjes së fluksit të këtyre lëndëve është se edhe nëpër shumë gjykata themelore janë pranuar gjyqtarë të rinj edhe ata kanë punuar dhe lëndët e tyre janë atakuar me ankesë dhe neve na janë rritur lëndët”, deklaroi ai.

Kreu i Gjykatës së Apelit, tha se kjo shifër e lëndëve mund të zvogëlohet vetëm me rritjen e numrit të gjyqtarëve.

Kërkesën për këtë tha se kanë bërë në KGJK, e cila është pranuar që të marrim edhe 15 gjyqtarë. Ai tha se me punësimin e këtyre gjyqtarëve dhe punëtorëve profesional do t’i zvogëlojnë numrin e lëndëve, madje ky është objektiv për vitin 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme