Ramush Haradinaj i quan frikacakë deputetët e LDK-së

Për kryeministrin Ramush Haradinaj, çështja e Demarkacionit do të zgjidhet brenda pak kohe, dhe fajtorë për vonesën e tij po i bën deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, për të cilët po thotë se janë frikacakë për shumëçka.

I pari i qeverisë, në një intervistë për Tribuna Channel, shtoi se zyrtarët e kësaj partie po mendojnë se të gjithë deputetët i kanë kundër Demarkacionit, por kur të vjen koha e votimit do e shohin se disa deputetë të LDK-së, që vijnë nga Dukagjini, do të votojnë kundër versionit të Murat Mehës.

Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se janë pikërisht zyrtarët e Lidhjes Demokratike, ata të cilët po mendojnë që mund ta heqin Presidentin Hashim Thaçi nga politika.

Sipas Haradinajt, liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda pak javësh, pavarësisht se a ratifikohet apo jo Demarkacioni me Malin e Zi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme