Gjatë ditës së djeshme në lagjen Veternik të Prishtinës i dyshuari mashkull ka goditur me veturë këmbësoren- femër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK
Nuk është raportuar për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Veternik, Prishtinë 27.12.2017-23:18. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.