Ai ka thënë se ka dallime të mëdha ndërmjet miqve dhe partnerëve.
“Ne jemi me të gjithë ata që duan të bashkëpunojmë, me të cilët kemi interesa të përbashkëta, por ka një dallim të madh tek miqësia, e sidomos me ata që i përkasin grupit të miqve të Kosovës”, ka thënë ministri i jashtëm serb, transmeton lajmi.net
Daçiq thotë se forcat perëndimore, e kanë vendosur Kosovën në njërën anë, dhe po kundërshtojnë drejtpërdrejtë interesat e Serbisë.
“Haley shkoi në një pritje me ekipin e Kosovës për të promovuar verërat e tyre, e cila ishte një ‘ngjarje shumë e rëndësishme politike’. Amerika po bënë gjithçka për ta ndihmuar që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së”, tha ai.
I pyetur se pse është e çuditshme kjo kur dihet se Amerika gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, ai tha: “Si mund t’iu themi miq atyre pra”.
“Unë nuk mund të them se i kemi armiq. Unë nuk kam nevojë të flas me burokrat nga ministritë e jashtme, por me liderët e vendeve për të parë mundësinë e interesave të përbashkëta. Lavrov, Tilerson, Mike Pence, me këta mund të flasim”, tha ministri serb.
“Çdo herë Amerika u bënë thirrje vendeve që OKB-së që ta njohin Kosovën. Çfarëdo që ata bëjnë, prap ndodhë e njejta” , përfundoi Ivica Daçiq. /Lajmi.net/