Shefi ekzekutiv i shkëmbimeve Exmo Bitcoin Pavel Lerner raportohet se është kidnapuar në rrugët e Kievit. Kompania e tij ka pasur si fokus tregtinë e kriptovalutave në lindje të Evropës, ku ka pasur një operim normal.
Specialisti i kriptovalutave Pavel Lerner është kapur nga një njeri i maskuar në zyrën e tij në Kiev gjatë kësaj jave, raportojnë mediat ukrainase dhe ruse.
Një person e ka fut me forcë Lernerin në furgonin Mercedes Benz gjatë ditës së martë, njofton uebsajti ukrainas “Strana.ua” duke cituar një të afërme të tij.
40-vjeçari ishte ekspert i teknologjisë Blockchain përmes së cilës operon Bitcoin. Ai gjithashtu ishte shefi i shkëmbimeve Exmo, ku tregtohet Bitcoin dhe valuta tjera digjitale kundrejt vaultës tradicionale si dollari, euro apo rubla ruse, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Kompania e Lernerit është e rëgjistruar në Britani, por përqendrimi i tij tregtar ka qenë më i madh në Evropën lindore.
Lerner ka lindur në Rusi dhe është shtetas i Rusisë. Ai ka jetuar gjatë në Spanjë me familjen e tij deri në vititn 2014. Ai ishte vendosur në Ukrainë prejse kishte filluar të merret me teknologjikë e kriptovalutave./Periskopi/