Rexhep Hoti, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thurrur lavde për deputetin, Albin Kurti, duke e cilësuar atë kalorës të lirisë së mendimit, ku idealin e bartë me vete, si ushtari kapelën e kresë.
“Albin Kurti i sot përballet me prangosjen për këtë ideal dhe për këto vlera, ata që mendojnë se ka thyer ligjin, mirë që mendojnë ashtu” shkroi ai në një postim në facebook, transmeton Periskopi.
Tutje, Hoti nëse ata mendojnë se Albini ka thyer ligjin, mirë mendojnë ashtu, kjo është mënyra se si Albini do të kthehet në politikë, si feniksi.
Albin Kurti, së bashku me Donika Kadaj-Bujupin është liruar sot nga paraburgimi
Ky është komenti i tij i plotë:
Ajo që mi ka bërë të veçantë shokët e mi, ata që kanë pasur fuqinë të mos lodhen në rrugëtimin tonë të përbashkët, ka qenë parësia për t’i dashur e kuptuar se vlerat si: liria, kombi, atdheu dhe republikat shqiptare, rrjedhimisht tokat ku ata vdesin e jetojnë, janë vlera që na bëjnë të përbashkët gjithmonë, pavarësisht se ku jetojmë e veprojmë në jetën e përditshme.
Të tillë kalorës të lirisë së mendimit ku idealin e barti me vete, siç mban ushtari kapelën e kresë, ani se mund të mbeten të ‘harruar’ jo rrallë herë, janë gjithmonë atje ku atdheu i ka hallet, brengat dhe dhimbjet e veta.
Albin Kurti sot përballet me prangosjen për këtë ideal dhe për këto vlera. Ata që mendojnë se ka thyer ligjin, mirë që mendojnë ashtu. Kjo është mënyra e dhimbshme, por më e fuqishme që ai të kthehet në politikë si feniksi, pavarësisht aktit në qoftë se mund të ketë ose jo ndëshkim politik, pavarësisht se disa nga kalorësit e tij kanë treguar shenja lodhje.
Mbi të gjitha nderimi dhe shërbimi për Atdheun.
Poezia e Saliut është sot më e bukur se kur u shkrua në vitin 2000 në burgun e Nishit. Në atë kohë ndërroheshin mijëvjeçarët, por shqiptarët ende jetonin me epokat e tyre mijëvjeçare dhe pushtuesi ende i kishte të pranguar në gropën serbe disa prej vajzave dhe djemtë të lirisë.
Poezia e Saliut është sot një rekuiem i dhimbshëm dhe të gjithë ata që do të bëjnë gëzuar në ndërrimin e moteve, do të duhej t’ia ndajnë një vëmendje të vockël Albin Kurtin. rhoti