55 mijë analfabetët e Kosovës

Z.G, 20 vjeçare nga Komuna e Podujevës, nuk dinë as të shkruaj e as të lexojë. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike në familjen e saj, ajo u detyrua ta ndërpresë shkollën qysh në fillore.

“S’kom msu kurrë as me shkru as me lexu” është shprehur Z.G, në një rrëfim për Gazetën Fjala.

20 vjeçarja tregon se kur ishte në moshën 18 vjeçare është martuar, dhe prioritet i saj kanë qenë t’i rrisë fëmijët dhe t’i kryej punët e shtëpisë.

“Unë kur i kom pas 18 vjet jam martu edhe u dashke me i ba punët e shpisë, me i kqyr fmit. S’kom pas vakt me msu kurrë”.

Ngjashëm si G., që nuk dinë as shkrim, e as lexim, në Kosovë janë  55 mijë banorë. Këto statistika janë të vitit 2011 të kryera nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Për analfabetizimin nga viti 2011 nuk janë bërë anketa të tjera. Të vetmet statistika janë këto të vitit 2011.

 Analfabetizimi më i shprehur tek të moshuarit

Të pyetur se “A dinë të lexojnë apo të shkruajnë” në vitin 2011 mbi 50 mijë banorë janë përgjigjur negativisht.

Sipas Dukagjin Popovcit, njohës i u fushës së arsimit,  këta individë përveç që nuk dinë t’i lidhin fjalët, bile nuk janë në gjendje as t’i lidhin shkronjat ndërmjet vetë.

“Rreth 70 për qind e këtyre personave janë rreth moshës 55 vjeçare që nuk pretendojnë të mësojnë ndonjëherë shkrim dhe lexim. E 3.85 për qind janë fëmijë të moshës dhjetë vjeç”, ka thënë Popovci

 Kosova ndër të fundit në PISA

Kosova, përveç analfabetizimit të plotë, po vuan edhe nga analfabetizmi funksional.

Këtë vit u bë publike edhe  testi ndërkombëtar “PISA” dhe të rinjt e Kosovës dolën shumë keq me rezultate.

Nga 72 vende pjesëmarrëse në këtë test, Kosova ndan vendin e fundit në lexim me Libanin, ndërsa në matematikë dhe shkenca të natyrës lë prapa vetëm Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

Kosova në testin e PISA-s nuk ishte më keq vetëm se Algjeria dhe Republika Dominikanë.

Përkundër kësaj, Popovci thotë se nëse shikohet nga këndvështrimi historik shkalla aktuale e analfabetizmit në Kosovë mund të quhet e pranueshme.

Sipas tij edhe shtete si Turqia dhe Portugalia, që janë shtete më të zhvilluar se Kosova, prijnë me analfabetizëm.

Udhëheqësi  Qendrës për Avancimin e Përformancës se Sistemit të Arsimit, Halim Hyseni në një konferencë për media është shprehur se duhet te jetë shqetësues fakti që Kosova ka nivel shumë  të lartë të analfabetizmit

Ai thekson se çështja e analfabetizmit duhet të bartet tek organet, të cilat ndërtojnë politika zhvillimore, pasi që, siç është shprehur ai, Kosova zë vendin e parë në Evropë me nivelin e lartë të analfabetizmit.

Për këtë çështje nuk kanë pranuar të flasin nga Ministria e Arsimit, përkundër insistimit të gazetës. /Gazeta Fjala

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme