XH.R. dënohet me dy vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për mashtrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se e ka dënuar me dënim prej dy vite burgim efektiv, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 3000 eurove të akuzuarin me iniciale R. XH. nga fshati Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës.

Ai akuzohet se me datën 10.03.2013 në fshatin Korishë, më shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale B.D. me qëllim për t’i sjell vetës dobi pasurore, e mashtron ose e sjell në lajthim të dëmtuarin, duke i fshehur faktet dhe me këtë shtytë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që nga i dëmtuari merr 1.500 euro, për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegal. I dënuari me të arritur në portin e Durrësit, largohet nga vendi me automjetin e tij duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

Po të njëjtën datë në fshatin Gelancë, Komuna e Suharekës në shtëpinë e të dëmtuarit A.Z. i akuzuari R.XH. për ti sjell vetës dobi pasurore merr nga i dëmtuari 2.300 euro, për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegale dhe me të arritur në portin e Durrësit largohet nga vendi me automjetin e tij duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme