Kurti, kandidaturën e tij e bëri publike ditë më parë me anë të një letre nga paraburgimi, ku po mbahet për shkak të hedhjes së gazit-lotsjellës në Kuvend, ndërsa që zyrtarizimi i kandidaturës së tij, u bë edhe nga Vetëvendosje të mërkurën.
Analistët politikë po vlerësojnë se grupi brenda Vetëvendosjes që ka dalë kundër Kurtit, nuk ka gjasa ta sfidojë atë për tu zgjedhur kryetar i lëvizjes, pos në rast se ka ndonjë marrëveshje që të dilet me një kandidat koncensual, shkruan lajmi.net.
Imer Mushkolaj njohës i çështjeve politike vlerëson se kthimi i Kurtit në krye të Vetëvendosjes është real, duke pas parasysh edhe mbështetjen që ka marrë në Këshilli i Përgjithësim.
“Kthimi i Kurtit në krye të partisë është real duke pas parasysh që edhe 2/3 e Këshillit të Përgjithësomë kanë mbështetur kandidimin e tij dhe unë pres që z.Kurti të zgjidhet kryetarë i Vetëvendosjes. Duket se përçarja dhe të gjitha zhvillimet brenda Vetëvendosjes do të shkojnë në favor të z.Kurti.
“Mund të jetë Molliqaj, apo dikush tjetër, mirëpo duke parë se çfarë situate është krijuar , gjasat e tyre janë të vogla që fitojnë”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net.
Edhe Valmir Ismaili nga Demokraci Plus, ka vlerësuar se Kurti do të jetë kryetar i ardhshëm i Vetëvendosjes, nëse mes dy grupeve të ndara nuk ka ndonjë marrëveshje.
Sipas tij grupi që ka dalë kundër Kurtit, ku bëjnë pjesë ish-sekretari organizativ, Dardan Molliqaj, nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti e disa deputetë të tjerë nuk pritet të dalin me kandidatë për kryetarë, por ekziston mundësia që ata të dalin në ndonjë parti tjetër apo të formojnë subjekt të ri.
“Nëse nuk do të ketë ndonjë kompromis në mes të dy grupeve të ndara në Vetëvendosje, atëherë nuk ka dyshim që Albin Kurti do të jetë Kryetar i këtij subjekti politik. Grupi tjetër, sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë kandidat të vetin për kryetar, por ata thjeshtë ose do të kalojnë në ndonjë subjekt tjetër politik ose do të themelojnë një subjekt të ri politik”, ka thënë Ismaili për lajmi.net.
Sipas tij, ndarja nuk do të ishte në të mirë të asnjërit grup.
“Kjo nuk do të ishte e mirë për asnjërin grup pasi që do të dëmtonte në masë të madhe Vetëvendosjen dhe do ta kthente atë prapë në subjektin e tretë politik, përderisa grupi tjetër do të rrezikonte kalimin e pragut nëse eventualisht do të krijonte një subjekt të ri politik. Në krejt këtë mes, zgjidhja do të mund të ishte që të dy palët të tërhiqeshin nga pozicionet aktuale, përderisa kryetar i VV-së të zgjidhej ndonjë kandidat konsensual dhe bashkaleshit të punonin në tejkalimin e problemeve që si duket janë shumë të mëdha brenda këtij subjekti politik”, është shprehur Ismaili.
Zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në muajt e partë të vitit të ardhshëm e gjejnë Vetëvendosjen të ndarë në dy grupe.
Përçarjet në këtë subjekt që në vitin 2017 në zgjedhjet qendrore doli subjekti i parë politikë dhe në ato lokale, përveç që ruajti Prishtinën fitoi edhe në Prizren e Kamenicë, dolën pas publikimit të disa sms-ve në një grup të përbashkët.
Nga këto biseda ishte parë edhe një fyerje që kishte bërë Aida Dërguti ndaj Albin Kurtit, kur kishte pyetur nëse është arrestuar ai, por që i ishte drejtuar me një shprehje të ulët.
Pas këtyre publikimeve edhe shumë emra të tjerë të kësaj partie shfaqen pakënaqësitë që kishin me mënyrën se si Kurti e ka drejtuar deri më tani Vetëvendosjen, duke kërkuar që brenda subjektit të ketë më shumë demokraci.
Vetëvendosje aktualisht udhëhiqet nga Visar Ymeri, i cili në vitin 2015 ishte zgjedhur kryetar i kësaj partie./Lajmi.net/