Sakte.net / e Martë 27 Shtator 2016 / 12:09
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshjen mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Me këtë rast, numri një i vendit ka thënë se janë mirënjohës për përkrahjen e USAID-it e cila siç tha ai është e gjithanshme.
“Kjo është dëshmi e partneritetit Kosovë-SHBA, sidomos në sundimin e ligjit.
Nga ana tjetër, diplomati amerikan ka theksuar se janë të kënaqur që vendi i tij po i jep Kosovës 26 milionë euro.
Ai njëherit ka theksuar se të dyja vendet po përparojnë në raportet mes tyre.
Delawie bëri të ditur poashtu se USAID-i që nga viti 1999 ka dhënë mbi 800 milionë euro.
Me këto ndihma sipas tij po forcohet Kosova në luftimin e korrupsionit, njofton Klan Kosova.