O’Connell takohet me kosovarin që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist në Londër

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka takuar Dervish Gashin (ish-pjesëtar i UÇK-së) që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist që kishte ndodhur gjatë këtij viti në Londër.

“Nderi më i madh i mandatit tim, që sot e takova Dervish Gashi. Ky trim i jashtëzakonshëm, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka rrezikuar jeten e tij duke shpetuar jeten e shumë të tjerëve gjatë nje sulmi terorist në Borough Market në Londër. Kjo është trimeri e vërtetë. Britania, edhe unë personalisht, do të mbetemi gjithëminë mirënjohës për veprat e tij. Ai është shembul për të gjithë”, ka shkruar O’Connell në profilni e tij në Facebook.

Gashi në qershor, gjatë sulmit të organizuar nga ISIS-i, kishte arritur të shpëtonte qindra qytetarë në restorantin ku punonte. Në dekoratën e Policisë britanike theksohet se ai nderohet “për trimërinë dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të shpëtuar jetët gjatë sulmit terrorist në London Bridge dhe në Borough Market”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme