Sot kur edhe zyrtarisht ka përfunduar gjysmë-vjetori i parë i mësimit në të gjitha shkollat fillore të Kosovës, shumica e nxënësve kanë marrë edhe pasqyrën e notave e cila tregon se sa kanë pasur arritje gjatë kësaj periudhe mësimore, shkruan GazetaBlic.
Me qenë se në shkollat fillore, pasqyra e notave mësimore vendoset në “Librezat Shkollore” të cilat mund të blihen nga kushdo nëpër librari, disa nxënës nga Prishtina kishin blerë libreza të tilla dhe i kanë vendosur notat ashtu siç kanë dashur.
Një lexues i “GazetaBlic” që me profesion është mësimdhënës ka arritur t’i fotografojë disa fëmijë të një shkolle në lagjen Aktash të Prishtinës, teksa po i mbushini librezat e tyre me nota të falsifikuara. Burimi i ka thënë se këtë gjë fëmijët e kanë bërë për t’i mashtruar prindërit e tyre, pasi sipas tij, ata në realitet janë nxënës me nota të dobëta.
Mësimdhënësi ka shtuar se është i zhgënjyer tej mase me këtë gjest të nxënësve dhe ka apeluar prindërit t’i verifikojnë mirë librezat shkollore të fëmijëve të tyre.
Shumë nxënës me performancë të lartë në Kosovë, janë radhitur në mesin e nxënëseve më të dobët në një shtet mesatar të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), shkruan Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Banka Botërore. Sipas tyre, i gjithë ky rezultat ka ardhur për shkak se rezultatet e arsimit në Kosovë janë të ulëta. Ata madje kanë shtuar se nxënësit mesatar në Kosovë do të veçoheshin për vëmendje të shtuar për përmirësime sikur ishin në një shkollë në një shtet të pasur.
Kjo është ‘goditja’ e dytë që i vije arsimit në Kosovë, kur e para kishte ardhur nga një rezultat i realizuar nga “PISA” që është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillorë dhe atë të mesëm.
Në testin “PISA” Kosova ishte radhitur në vendin e 70-të nga 72 shtetet pjesëmarrëse.