Kryeministri i Kosovës ka uruar bashkëluftatërët e tij në ditën e Veteranit, 30 dhjetorin, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore”, shkruan Haradinaj.
“Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull e shoqëri që kontribuojmë në qytetarinë aktive, për ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës sonë”.