Dy persona janë sulmuar me thikë në qytetin e Pejës, njofton Policia e Kosovës – shkruan Periskopi.
Në njoftim të Policisë thuhet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari i cili është arrestuar, ka rrahur fillimisht pastaj i ka goditur me thikë të lënduarit.
Viktimat kanë pësuar lëndime serioze trupore dhe menjëherë kanë pranuar trajtimin mjekësor.
Kurse, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Periskopi