Nazim Sahiti, drejtor i Antikrimit në Policinë e Kosovës, po akuzohet se sulmoi fizikisht Agron Mustafën. Ky i fundit ka thënë se nuk i di motivet pse Sahiti e sulmoi.
Drejtori i Policisë në momentin e sulmit fizik ishte edhe më një polic tjetër i njohur si “Tarkani”.
Drejtori i Antikrimit dhe kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, po akuzohet se sulmoi sot Agron Mustafën në qendër të Prishtinës.
Drejtori i Valës, Agron Mustafa tha se nuk i di motivet e sulmit fizik. Ka treguar se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.
Por, kush është Nazim Sahiti?
Ka preardhjen e njëjtën me Agron Mustafën. Të dytë janë nga Podujeva.
Arben Thaçi, në një shkrim autorial, në inaonline, kishte përshkruar zyrtarin e Policisë si njeri të rrezikshëm.
“Prej burgut që ka mbajtur në Maqedoni në vitet e 90-ta, arrestimi për plagosjen e Bashkim Lutollit, i cili ka mbetur invalid i përjetshëm, leja e armës e marrë në dhjetor të 1997 nga autoritetet serbe, nuk e penguan Nazim Sahitin të zhvillojë një super karrierë në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Nazim Sahiti bashkë me disa zyrtarë të tjerë policorë kishte dështuar të kalonte verifikimin nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës. Në këtë grup kishte qenë edhe Emin Beriqir, aktualisht nën hetime dhe i degraduar në pozitë në Policinë e Kosovës. Këtë shqetësim më lartë e kishte përmendur edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,
Në përshkrimin që i bën Naser Thaçi del se Sahiti kishte mbajtur burg para luftës për shkak se kishte plagosur një person.
“Në bazë të kësaj, këto vepra penale që përmenden nuk e penguan ate, as para e as pas luftës. Para luftës, saktësisht në muajin dhjetor të vitit 1997, ai arriti të marrë leje për armë”, shkruan Thaçi për drejtorin e antikrimit në Polici.