Presidentii vendit, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, Kryetarin e Komisionit për të pagjetur, Prenk Gjetaj, dhe Këshilltarin e parë të Kryeministrit, Jahja Lluka, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.
Thaçi u zotua se do të merret personalisht për ta mbyllur këtë çështje dhe tha se për të pagjeturit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, Lluka i cili merret me çështjen e të pagjeturve ka paralajmëruar se ligji për të pagjeturit shumë shpejt do të procedohet për Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj ka thënë se familjarët e të pagjeturve kanë nevojë që ky ndryshim i ligjit të ndodhë.