Paradoksale: Rritën rrogat e qeveritarëve, kurse zvogëlohen bursat e studentëve (DOKUMENT)

Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që ta zvogëlojë edhe një herë shumën e parave që u jepeshin studentëve të dalluar në këtë institucion.

Në një vendim që e ka marrë Këshilli Drejtues i UP-së thuhet se tani shuma e bursës do të jetë 500 euro, raporton lajmi.net.

“Lartësia e bursës universitare për vitin akademik 2017/2018 për çdo përfitues do të jetë 500 euro, e cila ndahet për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2016/2017”, thotë vendimi i UP-së.

Kurse në vitin e kaluar, studentët e UP-së për bursa kishin marrë rreth 600 euro.

Madje edhe këto pagesas ishin kryer me disa vonesa ndaj studentëve.

Ulja e këtyre bursave po bëhet nga viti në vit.

Më 2014-tën studentët e dalluar përfitonin hiç më pak se 900 euro.

Universitetit të  Prishtinës bursat në vit i kushtojnë mbi 900 mijë euro.

Për uljen drastike të shumës së bursave ka shkruar sot në facebook edhe Artan Murati nga organizata KDI. /Lajmi.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme