Serbia paralajmëron edhe përfshirjen e Rusisë në dialog me Kosovën

“Në vitin 2018 do të vazhdojë aksioni intensiv diplomatik në mënyrë që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100”. Kështu thotë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Sipas tij, Serbia, me ndihmën e miqve, do t’iu bëjë ballë sulmeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s dhe Interpolit.

Daçiq thotë se në vitin e ardhshëm do të bëjnë përpjekje edhe për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit me Rusinë, transmeton lajmi.net.

Ai për Sputnik ka thënë se në mesin e katër sfidave kryesore të politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2018 janë edhe rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-në, neutraliteti ushtarak dhe “ruajtja” e Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se këtë vit kanë filluar edhe tërheqjet e njohjeve për Kosovë, mirëpo nuk përmend faktin se një muaj më parë Kosova është njohur nga Madagaskari.

“Dhe këtu nuk do të jetë fund”, ka theksuar ai.

Serbia, thotë ai, është e përkushtuar për dialog me Kosovën, por nëse dikush insiston për ndryshimin e formatit të bisedimeve të Brukselit dhe aty të përfshihen SHBA-të, Beogradi do të kërkojë që në këtë proces të jetë edhe Rusia.

“Për këtë e kemi marrë mbështetjen edhe të presidentit Vladimir Putin. Serbia është e gatshme që të arrihet deri të një marrëveshje e pranueshme për të gjithë. Serbia nuk është e gatshme të heqë dorë nga Kosova. Në këtë luftë nuk jemi të vetëm. Para se gjithash, me neve është Rusia e cila nuk do të lejoj që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Daçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme