Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ndodhi mes dy automjeteve civile, dje në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.