Dy persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.25 kg.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar.
Rasti vazhdon të hetohet./Sakte.net