Në vigjilje të kremtimit të fillimit të Vitit të Ri, në emër tim personal dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përcjell urimet tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ju priftë shëndeti dhe mirëqenia.
Ky vit ka qenë njëkohësisht sfidues dhe shpërblyes për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, por e përfunduam me përmbyllje të nismave kyçe të cilat do të ndihmojnë në procesin e përmirësimit të pozicionimit tonë në shtyllat e këtij shteti multietnik dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kohezionit social.
Respektimi i diversitetit kulturor dhe religjioz shërben në forcimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së Maqedonisë, andaj duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të kontribojmë vazhdimisht në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike.
E mbyllim një vit me përpjekje duke shkelur më afër zhvillimit!
Me respekt,
Hazbi Lika
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik