Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka porositur përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që t’i përvishen punës në vitin 2018, pasi vendin e presin tema serioze.
Ai ka thënë se qeveria duhet të punojë në axhendën e reformës evropiane, e cila është thelbësore për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës.
‘Kosova duhet t’ua demostrojë aleatëve ndërkombëtarë se mund t’i kryejë punët, përfshirë edhe marrjen e vendimeve të vështira’, ka theksuar Delawie për Epokën e Re.
Tutje, ai ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të demarkacionit me Malin e Zi, meqë sipas tij, Kosova nuk humb tokë.
‘Deputetët duhet ta ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit që është nënshkruar në vitin 2015. Është ujdia e duhur, siç është verifikuar edhe nga Qeveria e SHBA-ve dhe ekspertët e tjerë ndërkombëtarë’’.
Delawiee thekson se kjo çështje ka mbajtur peng Kosovën për më shumë se dy vjet, duke shtuar se shumë njerëz e kanë shfrytëzuar këtë marrëveshje për qëllime politike.
‘Kjo dëmton besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe ndikon negativisht tek qytetarët . Shpresoj që në vitin 2018 do ta shohim miratimin e shpejtë të marrëveshjes për shënimin e kufirit’’, ka thënë ambasadori amerikan.
Delawie për çështjen e Gjykatës Speciale, ka thënë se SHBA nuk e përkrah aspak idenë për shfuqizimin e Ligjit për të.
‘Ky proces u ndërmor nga individë. Ishte e qartë se u ndërmor në fshehtësi në mënyrë që t’i iket shqyrtimit të kujdesshëm nga opinioni i Kosovës dhe miqtë e saj në bashkësinë ndërkombëtare. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer në atë që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre për t’i promovuar interesat personale të tyre. Çfarëdo përpjekje e tillë do të shkaktonte pasoja të thella dhe specifike për të ardhmën evropiane të Kosovës dhe për marrëddhëninen e saj me SHBA-në’’, ka thënë Delawie.
Po ashtu, ambasadori amerikan ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Sipas tij, Kosova si shtet sovran ka të drejtë të ketë ushtri dhe se SHBA e mbështet këtë inciativë.
‘’Por kjo duhet të bëhet ligjërisht, në mënyrë të tillë që do t’i merrte parasysh shqetësimet e të gjithë qytetarëve të Kosovës’’, ka thënë ai./Sakte.net