“Është e pamundshme”, që Kosova të fitoj ulëse në Kombet e Bashkuara, nëse “nuk arrijmë një lloj tjetër të marrëveshjes historike, me të cilën serbët do të ishin të kënaqur”, deklaron presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Pa këtë marrëveshje, sipas tij është “absolutisht e papranueshme” që Kosova të ketë ulëse në OKB. Në intervistën me rastin e Vitit të Ri për gazetën beogradase, Veçernje Novosti, Vuçiq ka theksuar se “nuk është optimist” se mund të arrihet marrëveshje me shqiptarët, duke vlerësuar se “gjasët për arritjen e marrëveshjes së pranuar nga të dy palët, mendoj se janë më pak se 5%” dhe se “pa fuqitë e mëdha kjo çështje është e pamundshme të zgjidhet”. “Pavarësisht nga të gjitha, do të ishte çështje historike të arrjmë marrëveshje dhe pa konflikt”, tha Aleksandar Vuçiq.