Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, deklaroi sot se vitin 2017 e prishën luftërat, gënjeshtrat dhe padrejtësitë dhe u bëri thirrje njerëzve të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre.
Ai këto komente i bëri në adresimin për Vitin e Ri në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Papa Frençesku theksoi se popullata njerëzore kishte “ikur dhe shkatërruar” vitin “në shumë mënyra me veprime të vdekshme, gënjeshtra dhe padrejtësi”.