Një avokate e njohur është gjetur e ekzekutuar pasi kishte në dorë një çështje të rendesishme.
Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë ku avokatja Iryna Nozdrovska, u gjet e vdekur në një lagje të kryeytetit Kiev.
Ajo ishte angazhuar fuqishëm që një person, i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.
Familjarët e saj kishin raportuar për humbjen e saj që në datën 29 dhjetor, por një ditë më parë rezultoi e vdekur.
Nozdrovska kishte marrë kërcënime për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte i dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar duke e drejtuar automomjetin e saj.