Armë dhe drogë, shpallen në kërkim dy shqiptarë në Angli

Policia britanike ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge dhe armësh.
Siç bëhet e ditur nga mediat britanike, policia e Sussex ka shpallur në kërkim dy shqiptarë që akuzohen për trafik armësh zjarri dhe droge në Brighton dhe Hove.

“Orges Dema dhe Olsi Fizzlaj, të dy 20 vjeçarë, u arrestuan në qytet në dhjetor 2016, në një operacion të koordinuar të udhëhequr nga Shërbimet e Inteligjencës nga Njësia e Krimit dhe detektivë nga Policia e Sussex”.,-bën me dije media britanike.

Ata ishin lënë të lirë më kusht më parë, por pas hetimeve ndaj tyre, gjykata ka lëshuar urdhër-arresti për ta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme