Sot në Zvicër pritet një stuhi shumë e rrezikshme “Burglind”

Nga sot, e mërkurë, Zvicra do të “vizitohet” nga një stuhi shumë e fuqishme. Me këtë rast, meteorologët këshillojnë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm nëse dalin nga shtëpitë.
Erërat e fuqishme që nisën mbrëmjen e së martës, do të arrijnë shpejtësinë deri 80 kilometra në orë, shkruan Meteonews.ch. Ato do të jenë dukshëm më të fuqishme të mërkurën, kur Zvicra do të pushtohet nga stuhia e njohur me emrin “Burglind”, transmeton Albinfo.ch.

“Stuhitë e deritashme kanë qenë `lojëra fëmijësh`. Të mërkurën fillojnë ato të rrezikshmet”, pohon Roger Perret, meteorolog nga Meteonews.

Paraditen e të mërkurës, sipas tij, do të fillojnë në veri të vendit erërat që do të arrijnë shpejtësinë prej mbi 100 kilometrash në orë. “Sa më në veri, aq më keq do të jetë”, ka thënë ai. Sipas Perret, bëhet fjalë për një stuhi dimërore të kategorisë së lartë. “Që nga stuhia Lothar (në dhjetor të vitit 1999), kjo do të jetë mbase stuhia më e fortë”, ka shtuar ai. Prandaj janë të pritshme edhe dëmtime.

Perret këshillon prindërit që nëse dalin, t’i mbajnë fëmijët e tyre përdore, ndërsa në pyje nuk bën të dilet në asnjë mënyrë. Në male pritet të fryjnë erëra prej 15-180 kilometrash në orë. Këto janë stuhi organike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme