Rreziku për ta shfuqizuar Ligjin për Specialen nuk ka kaluar

Kosova e përmbylli vitin 2017 duke u konfrontuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Shkak u bë orvatja e krerëve shtetërorë për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale, me gjithë paralajmërimet se një vendim i këtillë do ta izolonte ndërkombëtarisht Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Njohës të zhvillimeve kanë thënë se ky rrezik nuk ka kaluar ende. As Thaçi, Veseli e Haradinaj nuk kanë shfaqur shenja dorëzimi sa i përket jetësimit të iniciativës. Këtë e kanë lënë në “vullnetin e deputetëve”.

“Duke parë deklarimet e tre udhëheqësve shtetërorë, tentimet për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale do të përsëriten”, ka thënë Albert Krasniqi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). Ai ka shtuar se, për ta bërë këtë me seancë të jashtëzakonshme nënshkrimet duhet mbledhur sërish, “pasi nuk ka asnjë kuptim që të mbahet seancë e jashtëzakonshme dy apo tre muaj pas paraqitjes së kërkesës”.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme