Të dënuarit e VV-së flasin pas vendimit të Gjykatës

Politik, të padrejtë e absurd e kanë quajtur vendimin dënues për ta, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Nga selia e partisë së tyre kanë folur për vendimin, meqenëse nuk shkuan në Gjykatë për ta kuptuar atë, raporton KTV.

Dy deputetet e kësaj partie, kanë thënë se nuk janë pishman për veprimet e tyre dhe e rëndësishme është se marrëveshjet, të cilat i kundërshtuan edhe me gaz lotsjellës, janë ndalur.

Ndaj vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, deputetët kanë paralajmëruar se do të ushtrojnë ankesë në Gjykatë të Apelit.

Deputetet e “Vetëvendosjes” kanë thënë se nuk frikësohen as nëse do të humbasin mandatin e tyre, në rast se aktgjykimi merr formën e prerë nga Gjykata Supreme.

Sipas nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, deputeti i Kuvendit humb mandatin nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Dënimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për deputetët, është kritikuar edhe nga ish-kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri dhe të tjerë aktivistë e deputetë të kësaj partie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme