Ndryshon moti: Pas ditëve me diell, priten reshje bore

Pas disa ditëve me mot të mirë e me diell, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni pritet të ketë reshje bore – shkruan Periskopi.

MeteoBallkan njofton se cikloni i fuqishëm që ka goditur disa nga shtetet e Evropës Perëndimore do të shkaktojë një mini-ciklon në rajonin e Ballkanit, i cili do të shoqërohet me frontin e ftohtë nga veriu.

“Ky mini-ciklon do të na sjell reshje të dendura por afatshkurtëra bore në tërë Kosoven. Reshje të fuqishme bore priten në Shqipërinë Lindore – Juglindore dhe Maqedoninë Perëndimore ku pritet krijimi i shtresave të bores si pasojë e bores së dendur por e cila do të shkrihet ditëve në vijim si pasojë e ngritjes së temperaturave. Në pjesët tjera të Shqipërisë do të kemi reshje të dendura shiu të cilat do të përcjellen me stuhi bubullima dhe vetëtima”, bën të ditur MeteoBallkan

Thuhet se në Kosovë do të ketë shtresa bore më pak se në pjesët e Shqipërisë dhe Maqedonisë. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme