Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut (LNMDNJ) bën të ditur se ka filluar fushatë me moton ”Emri ynë është Maqedonia”.
Për kët fushatë, tashmë në 14 qytete të Maqedonisë janë vendosur pano (bilboarde), ndërkaq kërkojnë që ”të ndërpriten menjëherë bisdimet raciste dhe antimaqedonase për emrin”.
LNMDNJ pret dhe kërkon mbrojtje të ashpër të, siç thonë, ”të drejtave tona themelore njerëzore, vetëidentifikimin dhe vetëpërcaktimin, si edhe mbrojtje të të drejtës tonë që të jemi ashtu siç gjithnjë kemi qenë – maqedonas”.