Ky është momenti rrëqethës ku një nënë pranon para hetuesve policorë, se kishte rrahur për vdekje bijën e saj 5-vjeçe, dhe më pas kishte urdhëruar bashkëshortin që ta fsheh trupin e saj në oborrin e restorantit të tyre.
Ming Ming Chen, 30-vjeçe, është marrë në pyetje nga hetuesit për vdekjen e bijës, Ashley Zhao, e cila në janar të vitit të kaluar ishte raportuar si e zhdukur, transmeton Telegrafi.
Por disa ditë më vonë, trupi i saj i pajetë është gjetur i fshehur në restorantin e familjes në Ohio të SHBA-ve.
Në videon e publikuar më poshtë dëgjohet hetuesi duke pyetur Chenin: “Çfarë ka ndodhur?” Por ajo nuk hezitoi t’i përgjigjet” E kam vrarë”. Hetuesi insistoi t’ia shpjegojë në detaje ” A e ke goditur?”. “Po”, dëgjohet Chen duke thënë në video.
Chen është dënuar me 22 vite burgim gjatë të premtes pasi u shpall fajtore për masakrimin e bijës.
Ndërkaq kur është pyetur se pse e ka vrarë, ajo është munduar të arsyetohet duke thënë se ishte bërë përtace dhe se gjatë kohës sa kishte qëndruar me gjyshin dhe gjyshen në Kinë ishte lazdruar duke shpërfillur urdhrat e tyre.