Policia ka lënë të lirë dy djemtë e Azem Hajdarit pasi u arrestuan për plagosjen e një personi.
Njoftohet zyrtarisht se vellezerit, Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, banues në Tiranë, u kapen ne Muriqan pasi ishin në kërkim nga efektivët për rrahjen e një personi të identifikuar si Mikel Margjeka.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.
<p>Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.TemA